Dominik Szoboszlai pritet të jetë zëvendësuesi i Granit Xhakës te Arsenali
Mesfushori me origjinë nga Prishtina nuk ka të ardhme te Arsenali, ndërsa klubi londinez tashmë po shikon të sjellë në skuadër një tjetër futbollsit që luan në pozitën e Xhakës, shkruan Reporteri.net
Sipas Futboll Insider, Arsenali e sheh yllin hungarez, Dominik Szoboszlai si zëvendësues ideal të Granit Xhakës.
Szoboszali po ka paraqitje të shkëlqyera me Hungarinë si dhe me skuadrën e tij, Salzburg dhe kjo është vërejtur edhe nga drejtuesit e Arsenalit.
Ndërkaq për Xhakën janë të interesuar dy klubet e njohura italiane, Inter dhe Milan. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.