×
  • Sport
  • Sport

    Kosova nën ethe të shortit, sot vendoset se ku do të luhet finalja e madhe për kualifikimin në EURO 2020

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 10:14

    Sot në ora 12:00 do të hedhet shorti për play-offin e Ligës së Kombeve që luhet në marsin e vitit të ardhshëm


    Kosova më 26 mars do të luajë kundër Maqedonisë si mysafire, në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net

    Në rast të fitores në këtë takim më pas do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

    Por, dueli final nuk është përcaktuar akoma se në cilin vend do të luhet. Gjithçka do të bëhet e ditur sot me fillim nga ora 12:00 kur edhe do të hedhet shorti dhe do të definohen gjërat.

    Me një fitore ndaj Maqedonisë dhe një finale të luajtur në Fadil Vokrri, gjasat për kualifikim historik të Kosovës në EURO 2020 do të ishin më të mëdha. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!