Din Sula, sulmuesi i Waasland-Beveren kishte lënë Belgjikën për t’iu bashkuar Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk shfaqi asnjëherë interesim për të
21 vjeçari luan në kampionatin belg, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e Kombëtares U-17 e U-19 të Belgjikës, shkruan Reporteri.net
Por, Shqipëria shfaqi interesim për të dhe Sula i tha ‘PO’ ‘Kuqezinjëve’ ku deri tani ka zhvilluar disa ndeshje me U-21.
Madje, Sula luajti me Shqipërinë U-21 në përballjen kundër Anglisë U-21, ku ‘Kuqezinjtë’ u mposhtën 3-0.
Ai në një intervistë për LIG Sport ka treguar në detaje se pse u largua nga Belgjika për të vazhduar me Shqipërinë. Gjithashtu tregon edhe për neglizhencën që Kosova tregoi me të duke mos e kontaktuar fare.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni intervistën e Din Sulës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.