×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të play-offit të Ligës së Kombeve

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 12:38

    Para pak minutash u hodh shorti për play-offin e Ligës së Kombeve


    Kosova nuk pati fat në këtë short pasi ndeshja finale nuk do të luhet në Fadil Vokrri, shkruan Reporteri.net

    Më 26 mars Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut, në territorin e kësaj të fundit, ndërsa akoma nuk dihet se a do të luhet ndeshja në Shkup apo Strumnicë.

    Në rast të fitores ndaj Maqedonisë, Kosova do të luajë më pas finalen me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. Ky takim do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi, varësisht se kush e fiton këtë përballje.

    UEFA ka konfirmuar se ndeshjet finale të Ligës së Kombeve do të luhen në datat 29-31 mars. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!