Kanë dalë shumë spekulime se, Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli qysh në afatin kalimtar të janarit.
Kohët e fundit Shaqiri u kthye në stërvitje, pasi ishte i dëmtuar për gjashtë javë.
Reprezentuesi i Zvicrës është paraqitur vetëm 25 minuta këtë sezon dhe nga minuta e parë është paraqitur vetëm në janar.
Nga e gjithë kjo, skuadra e Liverpoolit dhe vet Klopp ka thënë se Shaqiri do ta ketë mundësin të luajë për skuadrën qysh në fundjavë kundër Crystal Palace-it.
“Ai është lënduar me të vërtetë gjatë, diku për pesë javë, kështu që ta shohim se kur ai do të jetë i gatshëm të paraqitet,” tha shefi i Reds.
“Ai stërviti me djelmoshat e tjerë këtë javë, dukej mirë. Ne e sprovuam atë është pozitiv”.
“Nuk ka asnjë arsye për ta nxituar atë, por është mirë të rikthehet ngadalë. Ne kemi parë shumë gjëra vërtet të këndshme gjatë trajnimit këtë javë, por në interes për të dhe ai duhet të mësohet përsëri me intensitetin dhe gjithçka do të jetë mirë.”, përfundoi Klopp.
Mungesa e Shaqirit që nga fundi i vitit ka shkaktuar spekulime të vazhdueshme për të ardhmen e tij afatgjatë në Anfield.
Por, Klopp nuk ka asnjë dyshim për rëndësinë e lojtarit, pasi Liverpool ka interes për të./Reporteri.net/