Tekniku i Man United, Solskjaer thotë se nuk është i shqetësuar nëse atij i rrezikohet vendi i punës, pasi tashmë Pochettino është trajner i lirë.
Para dy ditësh, Pochettino u largua nga Tottenhami duke ia dorëzuar postin e trajnerit homologut të tij Jose Mourinho, shkruan Reporteri.net.
Tashmë, Pochettino është i lirë dhe mund të negocioi me çdo skuadër që janë të interesuar për të.
Por, mediat në Angli shkruajnë se Pochettino mund t’ia rrezikojë vendin Solskjaer, pasi kohë më parë, ‘Djajtë eKuq’ ishin të interesuar për të.
Ndërkaq në lidhje me këtë ka folur edhe tekniku, norvegjez i cili tha se nëse klubi vendos për një trajner të ri atë nuk e pengon farë kjo gjë.
“Nuk më shqetëson aspak. Kam marrë punën më të mirë në botë,” tha Solskjaer përpara udhëtimit të së dielës në Sheffield United.
“Nëse jeni në një vend pune, ose nëse jeni pa punë dhe jeni menaxher, ju dëshironi këtë punë. Në të vërtetë nuk ka rëndësi çfarëdo të ndodhë më pastaj. Unë kam për t’u përqendruar në punën time në Manchester United dhe po jap më të mirën nga vetja.
“Unë flas me Ed Woodward dhe pronarët gjatë gjithë kohës se si ne do ta lëvizim klubin përpara. Kjo nuk do të ndikojë asgjë në përformancën time, nëse një klub ndryshon menaxherin apo jo”, përfundoi norvegjezi.
/Reporteri.net/