UEFA e ka dënuar FFK-në me 5 mijë euro për shkak të hedhjeve në fushë të objekteve nga tifozët në ndeshjen kundër Malit të Zi
Kosova e mposhti Malin e Zi me rezultat 2-0 në Fadil Vokrri, por kjo ndeshjet pati tensione në tribuna, shkruan Reporteri.net
Në fillim të takimit pati rrahje mes tifozëve të Malit të Zi dhe të Kosovës. Më pas ‘Dardanët’ hodhën gjësende në fushë dhe kjo i ka kushtuar FFK-së.
Sipas burimeve të IndeksOnline Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me 5 mijë euro.
Ndërkaq Mali i Zi është dënuar edhe më shumë, me 15 mijë euro për shkak të përleshjes me tifozët e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.