Pas përfundimit të takimit mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, ata janë prononcuar për media duke treguar se çfarë biseduan në takimin e mbajtur pak më parë.
Në këtë takim, kreu i LDK-së, Mustafa ka theksuar se me Kurtin nuk kanë biseduar për postin e Presidentit, për të cilin shprehu gatishmëri ditë më parë, shkruan Reporteri.net
“Nuk kemi biseduar për postin e presidentit por kemi biseduar per sfidat qe do ti kemi gjate ketyre kater viteve te ardhshme nese arrijme te bejme koalicionin”, ka thënë Mustafa.
Ndër të tjerash, Mustafa tha se do të vazhdojnë takimet deri në harmonizimin e politikave të vendit.
Kujtojmë që në një intervistë ditë më parë,Mustafa tha se është i gatshëm të marr postin e Presidentit.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.