×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: Nuk me intereson se si festoi Bale me kombëtaren e tij

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 17:03

    Zidane thotë se ndihet i lumtur, pasi Bale do të jetë me skuadrën e Real Madridit dhe se nuk i intereson fare se si ka festuar ai me shokët tek kombëtarja e Welsit.


    Bale është kritikuar në Spanjë pas fitores së Wellsit për Euro 2020 ndaj Hungarisë, kur u fotografua me një flamur ku thuhej: “Uellsi. Golf. Madrid”, kjo tregon se në rënd të parë ka kombëtaren, pastaj lojën e golfin e në fund skuadrën e Real Madridit, shkruan Reporteri.net,

    Por menaxheri i Real Madridit, Zidane nuk ka dashur të flas për këtë ç1%shtje dhe tha se nuk i interesona sgjë rreth festimi të kombëtares së Wellsit.

    “Gjërat që ndodhin jashtë klubit nuk na shqetësojë fare ato që ndodhin brena klubit po”, tha fillimisht Zidane.

    “Unë kam folur me Bale, çdo ditë përshëndetemi dhe flasim me njëri tjetrin kur jemi në klub.

    “Unë nuk jam i interesuar të flas për atë që ndodhi jashtë. Ai është në rregull dhe ka stërvitur normalisht me ne dhe kjo është ajo se çfarë na duhet.

    “Ai është një lojtar që i ka dhënë shumë klubit dhe unë do të shikoj vetëm në sport, jo atë që thonë jashtë sepse ka shumë gjëra, ka shumë gjëra që mund të na dëmtojnë”, përfundoi Zidane.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!