Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyrë shitjen e Njësia nr. 105: NSH NBI Rahoveci – Prona në Xërxë 7.
Ky aset ishte tenderuar për t’u shitur përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 52. Njësia nr. 105 , që do të mbahet me datë 25 Nëntor 2019, ndërsa tërheqja e përkoheshme është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Kadastrit të Komunës së Rahovecit për sqarime kadastrale.
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 25 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 52 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.