Valverde edhe njëherë ia ka hapur derën Ivan Rakiticit. Kroati nuk është më zgjedhja e parë. Ai ka bërë vetëm 10 paraqitje sezonin 2019/20
Zgjidhja e vetme për Ivan Rakiticin është largimi nga Barcelona.
Në konferencë për media para ndeshjes në udhëtim me Leganes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka refuzuar të flasë për situatën e Rakiticit, teksa ka dhënë sinjale se do të ketë ndryshime.
“Nuk kam shumë për të thënë për bisedat private me lojtarët”, tha Valverde.
“E sigurt është se po ndryshojmë disa gjëra dhe merkato e dimrit nuk më intereson. Unë mbështetem te të gjithë lojtarët dhe i aktivizoj ata që janë më mirë”.
Nga kjo situatë më së shumti janë gëzuar, Inter, Milan e Juventus – që të gjitha skuadrat e duan kroatin.
32-vjeçari ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë edicion për Barcelonën, 7 prej tyre në La Liga./express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.