×
  • Lajme
  • Lajme

    Kidnapohet 17-vjeçarja në Fushë-Kosovë, prindi dyshon tek dy ish-vjehërria

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 19:51

    Një vajzë 17-vjeçare dyshohet se është kidnapuar gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, më saktësisht afër stacioni të hekurudhës.


    Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar rastin, duke bërë me dije se është duke u hetuar ky rast.

    Prindi i 17-veçares po dyshon se vajzën e tij me iniciale Z.Sh, e kanë kidnapuar dy ish-vjehrrit e vajzës. Pretendimet e prindit janë se ish-vjehrri B.R dhe ish-vjehrra E.R së bashku me një person tjetër kanë kidnapuar vajzën e tij.

    Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende për informacionet e tjera. Gazeta Sinjali ka provuar të marr edhe informacione nga Policia e Kosovës, por që deri më tani nuk kanë dhënë detaje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!