×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj akuzon Serbinë për vrasjen e vëllait të tij dhe për vrasjet e tjera të pasluftës

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 23:05

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vrasjet e pasluftës në vend – përfshirë atë të një vëllai të tij.


    Haradinaj ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

    “Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai në RTV21.

    Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

    “Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!