×
  • Sport
  • Sport

    Kush është Leon Dajaku? Futbollisti që sot mund të debutojë në Bundesligë me Bayern Munichun

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 9:12

    Leon Dajaku sot mund të debutojë në Bundesligë me gjigantin gjerman, Bayern Munich


    Bayern Munich sot luan në transfertë te Fortuna Dusseldorf, derisa në këtë takim mund të debutojë një kosovar që shumë shpejt filloi të lë gjurmë te bavarezët, raporton Reporteri.net

    Dajaku është 18 vjeçar dhe në korrik të këtij viti iu bashkua Bayernit nga Stuttgart. Ai ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri më 2022.

    Pozita e tij është sulmues dhe deri tani në 15 takime ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 4 asistime me Bayern ll.

    Hansi Flick, trajneri i Bayernit ka vendosur që Dajakun dhe tre shokë të tij nga skuadra e të rinjëve, Joshua Zirkzee, Oliver Batista – Meier dhe ëSarpreet Singh t’i ftojë për të stërvitur me ekipin e parë.

    “Ne besojmë në këta lojtarë dhe nëse duam që ata të evoluojnë, atëherë ata duhet të stërviten me lojtarët më të mirë,” ka thënë Flick.

    Kujtojmë që Kosova është e interesuar që ta ftojë në Kombëtare 18 vjeçarin që po shkëlqen te Bayern Munich. Dajaku reprezenton Gjermaninë ku deri tash ka luajtur për grupmoshat U-17, U-18 dhe U-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!