×
  • Sport
  • Sport

    Humbi vendin e startuesit, trajneri i Nottinghamit flet për Aro Muric: Ai është djalosh i mirë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 10:58

    Aro Muric u huazua te Nottingham Forest me shpresën që do të luante më shumë, por disa gabime në ndeshjet e para bën që ai të humb vendin e titullarit te skuadra që bën gara në Championship


    Sabri Lamouchi, trajneri i Nottinghamit ka thënë fjalë të mëdha dhe ka lënë të kuptohet se Muric shumë shpejt mund rë rikthehet në 11-shen startuese, shkruan Reporteri.net

    “Jam i fokusuar në situatë dhe ajo duhet të qëndrojë si e tillë pasi e kemi gjetur rrugën e duhur. Aro po bën punë të mirë,” ka thënë Lamouchi.

    “Është pozitiv në stërvitje dhe është djalosh i mirë. Si 21-vjeçar e portier i ri, ai ka kualitete. Ka luajtur dy ndeshje në nëntor me shtetin e tij dhe është kthyer në stërvitje me ne. Është profesionist,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!