Tifozët anglezë kaluan kohë fantastike në Prishtinë dhe mikpritja që iu bë ishte thjesht mbresëlënëse
Kosova javën e kaluar luajti me Anglinë në Fadil Vokrri ku u mposht 4-0, por rezultati ishte në plan të dytë pasi ndeshja më shumë ishte për prestigj, shkruan Reporteri.net
Kosovarët treguan se janë njësha për mikpritje dhe anglezët kaluan ditë fantastike në Prishtinë.
Një tifoz anglez tani ka bërë një postim interesant në Tëitter ku ka thënë se duke i treguar nënës së tij për Kosovën, tani edhe ajo po dëshiron që ta vizitojë vendin tonë.
“Duke i treguar nënës sime për Kosovën dhe tani ajo dëshiron që ta vizitojë këtë vend,” shkruan El Rose në Twitter. /Reporteri.net/
Telling my mum about Kosovo and she now wants to go and visit???❤️
— El Rosé (@AaronBSM) November 22, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.