Pas shumë angazhimeve dhe aktiviteteve vjen edhe nata finale e 20 vjetorit të tifo grupit gjilanas “Skifterat”
Nata finale do të mbahet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan me fillim nga ora 20:00.
Rok grupi i njohur kosovar Jericho do të përkujdeset për ta ndezur atmosferën, derisa të pranishëm priten të jenë figura emblematike të klubit dhe të estradës kosovare, shkruan Gazetasheshi.com
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar gjithashtu edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kujtojmë që po grupi Jericho e ka komponuar dhe orkestruar himnin e “Skifterave” të lansuar ditë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.