×
  • Sport
  • Sport

    UEFA cakton orarin e ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 13:49

    Kosova do të luajë në udhëtim te Maqedonia në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve më 26 mars të vitit 2020


    Ndeshja akoma nuk dihet se në cilin qytet do të luhet, ndërsa opsione janë Shkupi dhe Strumnica, shkruan Reporteri.net

    Por, UEFA tashmë ka caktuar orarin e saktë në të cilin do të zhvillohet kjo përballje.

    Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosova luhet më 26 mars me fillim nga ora 20:45.

    Nëse Kosova fiton këtë përballje atëherë luan finalen me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

    Takimi final i play-offit të Ligës së Kombeve për Grupin D do të luhet me fillim nga ora 18:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!