×
  • Lajme
  • Lajme

    “Telenovela” e rinumërimit drejt fundit, nesër përfundon i gjithë procesi

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 16:38

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 1 mijë e 400 vendvotimeve, proces ky që pritet të përmbyllet nesër.


    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Reporterin ka bërë të ditur  se kanë mbetur vetëm edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe se ky proces pritet të marrë fund të dielën.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri të shtunën në ora 16:00, janë rinumëruar 1307 vendvotime.

    “Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, ka thënë Elezi për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!