×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi thotë se do ta përfaqësojë Shqipërinë në takimin me Macronin

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 18:02

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të jetë përfaqësues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në takimet që kreu i shtetit serb do t’i zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.


    Vuçiqi, në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Der Spiegel”, ka thënë ta ketë përfaqësuar Shqipërinë edhe një takim të javës së kaluar.

    “Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macronin në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha ai në këtë intervistë, transmeton Koha.net. Tutje, Vuçiqi foli edhe për shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Mini-Schengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.

    Kur u pyet nëse edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij projekti, Vuçiqi tha: “Kosovarët nuk e dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili me gjasë do të jetë lideri i tyre i ri, duket dikur dëshiron të bëhet lideri i Shqipërisë së madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim asisoj. Por, ne mund të bëjmë punë të mira së bashku”.

    Vuçiqi tha se qëndrimi i tij për të mos e njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues nuk është shumë i definuar.

    “Është e vërtetë se qëndrimi im nuk është i definuar qartë. Nëse do të ishte krejt e qartë, ne do t’ia mbyllnim derën çdo negociate, siç bëjnë vazhdimisht kosovarët. Dua të mbaj të hapur mundësinë e kompromisit. Dhe për këtë, unë jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët e mi si puna e ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiq, që është tradhtari më i madh i të gjitha kohërave”, deklaroi presidenti serb në këtë intervistë.

    © KOHA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!