Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj foli rreth shpenzimit të gjysmë milioni euro nga Qeveria Haradinaj për dreka.
Haradinaj i mohoi kategorikisht këto akuza. Tha se asnjëherë nuk i ka shpenzuar paratë e Kosovës për dreka.
“Asnjë cent të Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka harxhuar për një drekë të veten. Asnjëherë. Drekë unë ha në zyre, një byrek, një diçka. Shteti ka obligime, pritje, palë, protokoll shtetëror, reprezentacion, pritje qysh i keni pa, sa i përket atyre, ato kanë ndodhë. Sa i përket mënyra se si i kanë dhënë stafi, po muj me i thanë popullit po nuk janë stafi jem. Ata i ka sjellë Hashimi prej kur ka qenë kryeministër. Janë që i ka sjellë Isa, e tjetër kush. Shumë të idhnum janë po ashtu me mu, se mendojnë që jam bë unë shkaktar që i kam qit në opozitë. Pra kam krijuar armiq brenda administratës një pjesë të tyre dhe marrë goditje të shumta. Nuk është e vërtetë. Kryeministria, kryeministri ka shpenzuar dreka e darka çka po thonë ata. Shteti i Kosovës, reprezentacioni. Nuk ka dreka e darka Ramush Haradinaj”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.