×
  • Sport
  • Sport

    Sërish dhunë në futbollin shqiptar, rrihet barbarisht tifozi

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 21:12

    Një tifoz i Tomorit të Beratit, ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital.


    Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit beratas Bëhet fjalë për Nderim Deliu, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit, autorët ende të paidentifikuar nga policia.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në dalje të qytetit të Patosit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2.

    Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, jashtë Stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, e po aty janë shpërndarë nga policia.

    Në dalje të Patosit, në aksin nacional Patos-Berat, njëri nga tifozët, Nderim Deliu, është ndjekur nga dy automjete: njëri tip Golf dhe tjetri tip Benz, të cilët e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.

    Më pas,6 personat që ndodheshin në dy automjete Golf e Benz, e kanë nxjerrë Deliun zvarrë nga automjeti i tij dhe e kanë goditur me shkopa bejsbolli e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

    Agresorët janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar nga policia, ndërkohë që i plagosuri Nderim Deliu, banues në fshatin Otllak në Berat, është transportuar në Spitalin e Fierit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!