Çështja e ndërtimit të stadiumit të ri nacional është bërë temë që po ngjall shumë reagime.
Prej që anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në emisionin Pressing në T7 se vendi i stadiumit të ri është ndërruar nga Koretica në Bërnicë, gjë të cilën ai pretendon se e kanë biseduar me VV’në si partner të ri qeverisës, ka pasur reagime të shumta.
Ndërkohë për këtë temë tani është deklaruar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
“Stadiumin nuk e kisha bo temë politike. Ku do që të bëhet duhet që të bëhet sa ma shpejt. Kemi dëshirë të bëhet sa ma shpejt nuk kisha pasur dëshirë me u bë pjesë e politikës. Aty ku është bërë studimi i fizibilitetit të vazhdohet dhe të mos humbim kohë”, ka deklaruar Ademi në Klan Kosova.
“Secila parti tash dëshiron ta materializon për vete, por e vërteta është se këtë do ta mbajmë jashtë politikës, federata është e të gjithëve është diçka shtetërore dhe dua ta ndaj me secilin. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Nuk duam vonesa të pakuptimta. Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është më i përshtatshëm për të pritur gjithë ata tifozë. Ku do që të ndërtohet tani kemi autostrada moderne dhe më së shumti koha e udhëtimit është një orë”, ka thënë Ademi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.