×
  • Sport
  • Sport

    Edhe lojtarët e Arsenalit e humbin besimin në trajnerin Emery

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 8:42

    Unai Emeryt i ka mbetur shumë pak kohë në Arsenal, pasi spanjolli po e humb besimin e lojtarëve të vet.


    Sipas Telegraph, disa lojtarë kyçë në skuadrën e Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery, përcjell Gazeta Express.

    Arsenali i shpëtoi një humbjeje që do të ishte turpëruese ndaj një ekipi në vështirësi si Southampton të shtunën në Premierligë, falë golit tejet të vonshëm të Alexandre Lacazette në minutën 96-të.

    Ky rezultat e ka shtuar edhe më shumë presionin ndaj spanjollit.

    Raportohet se edhe kryetari i klubit, Chips Keswick, e ka menduar dorëheqjen e tij pas një rezultat tjetër zhgënjyes, por Emery mbetet në detyrë tani për tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!