×
  • Sport
  • Sport

    Spanja me Nadalin fiton Kupën e Botës në tenis

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 10:10

    Spanja fitoi për herë të gjashtë në historinë e saj turneun e Kupës Davis (Davis Cup), eventi i ekipeve kombëtare për meshkuj në tenis.


    Një turne që u zhvillua përgjatë gjithë javës në Madrid, ku në fund triumfoi kombëtarja vendase.

    Në finale, skuadra spanjolle fitoi 2-0 ndaj Kanadasë. Në përbërje të kombëtares së Spanjës ishin Rafael Nadal, Feliciano Lopez dhe Roberto Bautista-Agut, që ia dolën mbanë të triumfojnë në shtëpinë e tyre.

    Për Nadal, kjo është hera e pestë që e fiton këtë trofe, të cilin e ka ngritur më parë edhe në vitet 2004, 2008, 2009 dhe 2011. Për fituesit edhe një premio pre 2.1 milionë dollarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!