×
  • Sport
  • Sport

    Ramiz Kelmendi bëhet sponsor i Majlinda Kelmendit, do t’i jap 180 mijë euro në vit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 13:28

    Sot dhe zyrtarisht Federata e Xhudos në Kosovë, ka firmosur marrëveshje me sponsor të ri.


    Tashmë kampionët tanë të xhudos në krye me Kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendi do të kenë edhe mbështetësin e tyre financiar për çdo ndeshje që e zhvillojnë brenda apo jashtë shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Kështu, biznesmeni i njohur në Kosovë, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se sot së bashku me trajnerin Kuka dhe Majlinda Kelmendin kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për sponsorizim.

    Më poshtë shkrimi i plotë i Kelmendit:

    “Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit të Republikës së Kosovës, sot kemi nënshkruar Marrëveshje Sponsorizimi një vjeçare me Federatën e Xhudos së Kosovës!

    Në praninë e Selektorit dhe trajnerit me famë botërore Driton Kuka dhe Kampiones absolute botërore të xhudos Majlinda Kelmendi, bashkërisht me Kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës z.Agron Kuka ne formalizuam edhe zyrtarisht Marrëveshjen me të cilën ‘ELKOS GROUP’ si ‘Sponsor i Artë’ mbështetë sukseset e xhudos kosovare me 180 mijë euro në vit!

    Suksese Ambasadorëve tonë të Sportit në rrugëtimin e pandalshëm drejt sukseseve të mëtejme!

    Me kënaqësi;
    Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc'”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!