×
  • Sport
  • Sport

    Të gjithë po kanë frikë të pozojnë para Razakut, arsyeja është shumë qesharake

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 16:24

    Linares Deportivo është një skuadër spanjolle që bën gara në Divisionin e Tretë të futbollit spanjoll.


    Këtë edicion ata janë duke marshuar sigurt drejt ngjitjes së një ranku më të lartë, pasi që ndodhen në vendin e parë me 42 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë.

    Njëri ndër meritorët më të mëdhenj të këtij suksesi është edhe portieri ganez, Razak Brimah, i cili në 15 javë ka pranuar vetëm tetë gola.

    Ai njihet gjithashtu edhe për humorin e tij brenda dhomave të zhveshjes. Ai bën shaka me bashkëlojtarët e tij edhe në fushën e lojës, teksa jo rrallë herë shfrenon fantazinë e tij duke improvizuar skena seksuale gjatë fotografisë së ekipit përpara ndeshjes.

    Mirëpo bashkëlojtarët e tij tashmë kanë marrë një vendim, duke mos dashur të fotografohen përpara tij.

    Madje, edhe vetë klubi i Linares Deportivo e ka marrë me shaka këtë gjë duke shkruar:

    “Dëshiron ndonjëri të dal në foto përpara Razakut”, duke përdorur edhe ikona qesharake./Sheshi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!