Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në dalje të Gjakovës rreth orës 15:45 në lagjen Dardania, aksident “godit dhe ik”, një person i moshuar është goditur nga një automjet, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Gjakovës”, ka thënë Graishta për Reporteri.net.
Ai ka treguar se policia është duke i marrë deklaratat nga dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur aksidenti.
Graishta tha se i moshuari ka pësuar lëndime të rënda. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.