×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK i çon “selam” kryespiunit të ri: S’do të jesh gjatë në atë pozitë

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 17:39

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj emërimit të shefit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.


    Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së, thotë se emërimet e kryespiunit të ri, por edhe ato që po bëhen në diplomaci do të jenë afatshkurtra.

    “AKI duhet të jetë në dorë të profesionistëve dhe njerëzve kredibil që duhet me avancu edhe në këtë sektor, ndodhi e kundërta, ndodh emërimi i kuadrove politike. Do të jetë afatshkurtër. Gjitha emërimet që kanë ndodh prej 3 gushtit e deri sot, që janë në kuadër të procesit zgjedhor që konsiderohen jo ligjore natyrisht që janë të papranueshme dhe nuk duhet me ndodhë”, ka deklaruar Haziri në RTK, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se apeli i dy liderëve, Kurtit e Mustafës ka qenë të stopohen dhe mos të ndodhin probleme të reja.

    I pyetur se a do të zhbëhen vendimet e tilla, ai ka thënë se kjo mbetet në duart e kryeministrit të ri.

    “Do të varet krejt nga kryeministri dhe nga qeveria, por nuk besoj që ky emërim do të zgjatë shumë, as avancimet diplomatike, do të shqyrtohen me instrumetin e ligjit. Gjitha emërimet dhe vendimet kanë mundësi ligjore me u zhbërë”, ka deklaruar Haziri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!