×
  • Sport
  • Sport

    Bota e futbollit ka edhe një Suarez tjetër, e kafshon në kokë kundërshtarin dhe përjashtohet

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 17:59

    Në derbin e Paraguait, tifozët kanë pasur mundësi të shohin gjithçka në Paraguai.


    Përveç gjashtë golave që u shënuan, u dhuruar 6 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.

    Fernando Amorebieta, ishi i Athletic Bilbao, është në qendër të vëmendjes për veprimin që bëri në këtë ndeshje.

    Si dikur Luis Suarez, Amorebieta e kafshoi në kokë lojtarin e Olimpias, Nestor Camacho.

    Ai u përjashtua menjëherë me të kuq, por edhe vet viktima, Camacho, për shkak se para se të ndodhë ky incidente, ata u panë duke u shtyrë mes vete.

    Në fund triumfoi Olimpia 4-2 kundër Cerro Porteno me katër gola të ish sulmuesit të Bayern Munich, 38-vjeçarit, Roque Santa Cruz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!