×
  • Sport
  • Sport

    Plas grushti në Serie A, rrahën mes vete portieri dhe sulmuesi

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 19:24

    Lecce dhe Cagliari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Seria A.


    Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përplasja e sulmuesit, Gianluca Lapadula dhe portierit, Robin Olsen.

    Pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, Lapadula tentoi të merrte sferën, por Olsen e largoi tutje. Kjo nuk i pëlqeu aspak sulmuesit, që nisi të konfliktohej fizikisht me kundërshtarin.

    Aty, gardiani nuk u përmbajt, teksa lëshoi grushte mbi fytyrën e Lapadula.Kjo solli kaos në fushë, me gjyqtarin kryesor që i ndëshkoi të dy me karton të kuq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!