×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelet me veturë një 19 vjeçar në Kaçanik – kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 19:35

    Një 19 vjeçar është shkelur nga një veturë në Kaçanik, saktësisht në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

    “Po aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 te vendi i quajtur ‘Fusha e Pajtimit’ në mes Ferizajt dhe Kaçanikut. Një veturë e ka goditur një person rreth moshës 17 vjeçare, të cilit i është dhënë ndihma e pare në spitalin e Ferizajt dhe pasi ka qenë me lëndime të lehta është liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se në veturë që e ka goditur të riun kanë qenë një familje të cilët poashtu ju është dhënë ndihma e pare pasi kanë qenë të shqetësuar për rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!