×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj tregon nëse do të takohet me Albin Kurtin nëse e thërret ky i fundit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 21:30

    Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ai është i përgatitur për opozitë, por se ka thënë se do ta pranonte ftesën e Albin Kurtit për të pirë kafe.


    “Si subjekt politik jemi për të qenë një opozitë e fuqishme. Kurdo që më thirrin grupet politike unë shkoj me pi kafe. Nëse kem një ftesë (nga Kurti) unë shkoj i përgjigjna. Edhe nesër ata në pushtet, unë në opozitë, prapë takohem”, ka deklaruar Limaj në TV Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se përplasjet e fundit me VV-në lidhur me votat serbe, nuk i lidhë me takimet për biseda me çështje të mëdha.

    Limaj tha se i takon partisë të pare t’i zgjedh partnerët, t’i bëjë ose jo ftesa.

    “Pastaj secila parti i ka kërkesat e veta dhe idetë”, ka deklaruar Limaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!