×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e shefit të ri të AKI-së

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 21:52

    Shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri dhe rreth 30 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.


    Në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2019 Gashi ka deklaruar pagë vjetore neto mbi 20 mijë euro nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) përderisa paga vjetore e bashkëshortes së tij nga Policia e Kosovës është mbi 8000 euro.

    Bashkëshortja e Gashit ka një kompani “Crossroads” nga e cila siguron të hyra vjetore prej 4250 euro.

    Ndërsa inspektori i ri i AKI-së, Burim Ramadani ka deklaruar mbi 400 mijë euro patundshmëri, rreth 50 mijë euro depozita familjare.

    Kreshnik Gashi e Burim Ramadani u emëruan sot në krye të AKI-së nga Kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.

    Pas këtyre emërimeve ka reaguar Lëvizja “Vetëvendosje”, duke e vlerësuar si “kapje” të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë nga PDK-ja dhe AAK-ja, pasi që Gashi ka qenë sekretar i Ministrisë së Jashtme gjatë mandatit sa Hashim Thaçi ishte shef i diplomacisë, ndërsa Ramadani në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë në listën për deputet të koalicionit AAK-PSD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!