Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është për rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.
“Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij”.
“Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë. Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.