×
  • Lajme
  • Lajme

    Thirrja e shqiptares nga kampi në Siri: Na merrni shpejt, ju lutem, këtu do ndodhë diçka e keqe

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 22:17

    Është Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.


    E që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Haël për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

    Elona: Përshëndetjeje jam Elona Shuli

    Kërkojmë nga ju ndihma të shpejta sa më shpejt t’i kapni këto punë seriozisht si shtet që jeni, keni parë nëpër internete edhe televizore ku jetojmë e si jetojmë.

    Kristi: Përshëndetje Elona. Më dërgoni një video me fëmijët si jeni në atë të ftohtë.

    Elona: Se ne gra edhe fëmijë jemi në rrezik shumë të madh flitet që do vije një luftë e madhe. Presim dita ditën, nata natën që të vini të na merrni, ora na bëhet muaj, muaji na bëhet vit aq shumë që jemi të stresuar, jemi në merak të madh.

    Nga ky vend të na largoni sa më para, nga ky vend të na largoni sa më para.
    Qe një vit që rrimë të përgatitur gra edhe fëmijë për tu kthyer te familjet tona,
    nëse keni pak dhembshuri për fëmijët sa më shpejt të na tërhiqni nga ky vend.

    Kristi : Nuk më dërgon dot video? Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin?

    Elona: Nga këtu brenda. Është interneti shumë i dobët. Nuk vije as video, as me zë

    Kristi: Po të pres.

    Elona: Po për 4 ditë nuk do flasi se kemi një problem

    Kristi : Çfarë problemi? Pse katër dite? Më trego në video çfarë pritet të ndodh, rrezikun që keni, vështirësinë për tu ushqyer. Të të marr me video në whatsapp? Mundem?

    Elona: Kur të mundem do ta çoj. Çfarë thotë shteti kur do na marri?

    Kristi: Të të marr tani me video që të flasim?

    Elona: Se jemi në një rrezik shumë të madh.

    Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli. /Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!