Lëvizja Vetëvendosje e quan të pavërtetë deklaratën e Fatmir Limajt, i cili sonte tha se Albin Kurti e ka takuar Hashim Thaçin.
“Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, ka thënë Kurti në RTV Dukagjini.
Por kjo është demantuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila thonë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
“Kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë”, ka deklaruar VV për Express.
Kujtojmë se NISMA e VV së fundmi janë përplasur për shkak të numërimeve e rinumërimeve të votave nga zgjedhjet e 5 tetorit, konkretisht për votat e ardhura nga Serbia.
VV-ja që ka dalë e para në zgjedhje ka humbur dy mandate me kalimin e pragut nga Nisma.