×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thumana në lot e trishtim: Gra, burra, vajza, foshnje dhe një gjyshe të pajeta nën rrënojat e tërmetit

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 12:45

    Shqipëria është me sytë nga Thumana dhe Durrësi aty ku janë shënuar dhjetëra viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.


    Në Thumanën e Fushë-Krujës u shemben thuajse totalisht tre pallate 5 katësh, duke lënë nën rrënoja njerëz të pajetë.

    E trishtë ishte pamja e ofruar teksa një gjyshe kishte ndërruar jetë nën rrënoja ndërsa në prehrin e saj mbante nipin e vogël, i cili fatmirësisht doli gjallë nga forcat e shpëtimit, raporton shqiptarja.com.

    Një grua, një burrë, një vajzë, një foshnje, e të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar, u ndanë tragjikisht nga jeta nga lëkundjes e njëpasnjëshme sizmike, ajo më e forta 6.4 ballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!