×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Djali i pronarit të hotelit në Durrës akoma gjallë, po kërkon ndihmë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 13:32

    Shqipëria sot është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.


    Gjendje e rënduar paraqitet në Durrës, ku Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur pothuajse tërësisht.

    Siç merr vesh gazetari i Reporterit në Durrës, në hotel Palma që është shembur tërësisht, prej orës 4 te mëngjesit ka mbetur nën rrënoja djali i pronarit të hotelit dhe ai është gjallë.

    Ai ka biseduar me ekipet e shpëtimit të cilët kanë thënë  gjendja e tij është e mirë dhe pret t’i hapet rruga për te dalë nga rrënojat.

    Kujtojmë se numri i viktimave deri në tani nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 15.

    Rerporteri.net do të ju mbajë të informuar për më të rejat nga Shqipëria.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/745017706017855/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!