×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tjetër tërmet afër Gjirit të Lalzit, 4.5 ballë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 13:46

    Një tjetër tërmet me magnitudë 4.54 ballë ka goditur para pak minutash vendin tonë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.


    Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

    Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.

    Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera.

    Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!