Dy vëllezër nga Kosova saktësisht nga fshati Livoç i Gjilanit dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës. Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abazi, njëri nga ta është 32-vjeçar.
Ata që disa orë besohet se gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.
Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitor në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti.
Lajmin se këta dy persona, vëllezër kosovarë gjenden ende nën rrënoja e ka konfirmuar për Express, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani. Ai gjendet në Durrës ku po e përcjellë nga afër të gjithë situatën.
Ndërkohë deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona si dhe janë lënduar më shumë se 600 persona.
Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur që nga mbrëmë Shqipërinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.