×
  • Sport
  • Sport

    Edhe presidenti i UEFA-së i ofron ndihmë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:08

    Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për njerëzit që humbën jetën pas tërmetit të sotën në Shqipëri.


    Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipëris, Armando Duka ka njoftuar se ka marrë ndihmë konkrete nga Ceferin dhe zyrtarë tjerë të futbollit ndërkombëtar.

    “Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga #Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, etj. Mirënjohje!” shkruan Duka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!