×
  • Sport
  • Sport

    Gianni De Biasi me mesazh emocional për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:51

    Tashmë janë regjistruar 18 viktima dhe qindra të lënduar nga tërmeti i frikshëm që goditi Shqipëri në orët e para të mëngjesit.

    E gjithë bota po shkruan sot për tragjedinë që ndodhi në Shqipëri, po ashtu shumë klube dhe institucione të larta të sportit, kanë shprehur solidaritetin e tyre për familjarët e viktimave dhe të lënduarit nga tërmeti, shkruan Reporteri.net.

    Në mesin e këtyre reagimeve për tragjedinë e sotme në Shqipëri, është edhe ai i ish-tekniku të Kombëtares “Kuq e Zi” , Gianni De Biasi .

    “Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëria”, ka shruar De Biazi

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!