×
  • Sport
  • Sport

    FFK: Shtyhen për një ditë ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 17:55

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë.


    Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkruan FFK, përcjellë Reporteri.net.

    Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!