I ka rezistuar sistemit komunist, por nuk i ka rezistuar dot grabitësve kësaj here. Ky është fati i kambanës së Kishës së Shën Mëhillit në Kashnjet të Lezhës.
Kambana prej bronzi dhe me një peshë prej afro 380 kilogramë është çmontuar dhe është hedhur nga lartësia. Kjo nuk është hera e parë që hajdutët prekin kishën e fshatit, raporton tch.
Në Kashnjet nuk do të bien më kambanat. As hajdutët që vodhën kambanën e mëparshme nuk janë gjetur ende, ndaj besimtarët nuk i drejtohen më shtetit, por Zotit për t’ua rikthyer objektin që përvec vlerës fetare për ata mbart dhe kujtesën historike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.