Njëri prej gjyqtarëve më të njohur në Superligën shqiptare, Laver Alla, është përfshirë në luftën me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz që gjenden nën rrënojat e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Njëzet e tre persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Alla, që në profesion është specialist pranë repartit zjarrfikës në Lushnjë, është i angazhuar në zonën ku gjendet hoteli i shembur “Miramare” duke dhënë kontributin e tij për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët.
Alla ka ndarë me miqtë e tij në Facebook momentin kur kanë shpëtuar një prej personave të mbetur nën rrënoja dhe shpreson që të gjejnë ende të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.