Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 24 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë.
Sot, pothuajse tërë Kosova I ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar I madh dhe I vogël që ti dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro mjete kurse para janë duke u dhënë edhe nga biznese të ndryshme.
Shumë qytetarë Kosovar ia kanë mësyer Durrësit për të ndihmuar atje në gjendjen emergjente.
Pavarësisht kësaj, në rrugën e Kombit taksa është paguar rregullisht.
Express posedon një faturë ku një qytetarë e ka paguar taksën për t’u future në tunelin e Kalimashit.
Kujtojmë se kjo taksë grumbullohet nga oligarku Shefqet Kastrati, biznesmen shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.