Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompleksin memorial në Prekaz, ku ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Haradinaj ka shkruar se sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sipas traditës, në prag të 28 Nëntorit, sot fillova ditën me homazhe te shtatorja e komandatit Adem Jashari në Skënderaj dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Madhështia e rezistencës dhe sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1474592205998522