×
  • Lajme
  • Lajme

    Malisheva ndan 5 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 11:24

    Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm.


    KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesë mijë euro, si dhe të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, u propozua të ndajnë nga 50 euro nga paga e tyre.

    Në këtë mbledhje, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deklaroi se nga paga e tij ndanë një mijë euro.

    Përndryshe, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, për situatën e krijuar në Shqipëri, dhe këtë mbledhje e kanë filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri.

    Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit me motrat në Shqipëri.

    Po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, në mënyrë të organizuar, në ora 18:00, do të ndizen qirinj në parkun e qytetit, në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!