Shqipëria dje është goditur nga nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur 31 persona, qindra të lënduar dhe shumë ndërtesa të shkatërruara.
Menjëherë pas tërmetit FSK dhe Policia e Kosovës morën rrugën për në Shqipëri në përpjekje për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti.
Reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey Fischer i cili ka thënë fjalë të mëdha për FSK-në.
“Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Kosovës së Sigurisë (FSK) të ndërtonte “Forcat e Reagimit të Shpejtë” dhe të stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së së tashmë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar, Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruar ai.
For years, I watched the #Kosovo Security Force (KSF) build it's "Rapid Reaction Force" and train in a world class disaster response facility. Today, #KSF members are already enroute to #Durres to assist their neighbor #Albania. Very proud of the KSF today.
— Colonel Jeff in Austria (@JeffFisch) November 26, 2019